GJAKOVA
Në mobilizim për fitore
18 March, 2016 @11:00
Pas dy humbjeve në dy xhirot e para të pranverës, Vëllaznimi ka ndërruar trajnerin e skuadrës dhe tanimë kërkon fitore dhe asgjë tjetër në përballjen e fundjavës ndaj Fushë Kosovës që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13e30 në Gjakovë.
Së fundi mobilizimit të klubit i janë përgjigjur edhe tifozët e saj, Kuqezinjtë e Jakovës, që kanë paralajmëruar mbushjen e stadiumit dhe përkrahjen gjatë gjithë ndeshjes.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Vëllaznimi po synon Superligën këtë stinor, mirëpo disfatat e papritura në fillim të stinorit i kanë lënë mbrapa ata nga kryesuesit.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Vëllaznimit me trajnerin e rikthyer në Gjakovë pas 4 viteve, Skender Shengyli, që zëvendësoi në këtë post të larguarin Arsim Gojani.