Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 2-1 FERONIKELI

Në prag të titullit

Pamje nga arkivi/ Foto: FCPrishtina/fb

Në prag të titullit


9 May, 2021 @17:17

Prishtina si duket kësaj radhe do t’ia arrijë titullit. Më nuk ka askush para bardhekaltërve që mund t’i pengojë dhe tashmë edhe një pikë mund t’ua garantoj atyre trofeun e shumë-kërkuar dhe pjesëmarrjen e parë të tyre në kualifikime për Ligë të Kampionëve.

Bardhekaltërit sot i falenderojnë portierit Ardit Nika, që mbrojti penalltinë e mysafirëve pas epërsisë 2-1 në të mirë të tyre, rezultat ky që doli të jetë përfundimtar.

Prishtina mposhti Feronikelin e rrezikuar për rënie 2-1 [Leonit Abazi 4, Florian Smakiqi 67ag. — Ardit Nika ag. 22] dhe kështu tash është 5 pikë larg Dritës ndjekëse, 2 xhiro para fundit të stinorit.

TABELA AKTUALE

Loja nisi vrrullshëm dhe vendasit shënuan shpejt me Abazin, por mysafirët e rrezikuar shpejt barazuan, kur portieri Nika nuk pranoi një top si duhet që përfundon në gol! Abazi kishte shënuar pas asistimit të sulmuesit Leotrim Kryeziu.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes ndërsa me fillimin e pjesës së dytë nxënësit e Zekirija Ramadanit u vërsulën përsëri për të kërkuar fitoren - gjë që edhe e arritën kur pas një krosimi të Endrit Krasniqit, portieri i mysafirëve Florian Smakiqi në tentim për të grushtuar topin e dërgon atë në portën e vet dhe Prishtina avancoi me 2-1.

Sidoqoftë, drama nuk mori fund këtu për Feronikelin. Ata fituan penallti në minutën e 78 të ndeshjes. Përgjegjësinë e mori sulmuesi më i dalluar i tyre këtë stinor, Marko Simonovski. Por, Nika e mbrojti atë. Gëzimi i madh te vendasit tashmë nuk kishte vend dhe të koncentruar çuan lojën deri në fund pa gabuar për të fituar - thuajse titullin, jo vetëm këtë ndeshje.

Derisa Prishtinës tash i duhet edhe një fitore për të siguruar titullin, Feronikeli duhet të mendojë mirë për 2 xhirot e fundit pasi që mund të bie direkt nga elita.


TREPÇA 89 2-1 GJILANI

Arbnor Muja nxjerr ‘89-shin nga rreziku

FFK Superliga

Arbnor Muja nxjerr ‘89-shin nga rreziku

09/05/21 @ 17:12

DRITA 1-1 BALLKANI

Drita shuan ëndrrën e Ballkanit për titull

FFK Superliga

Drita shuan ëndrrën e Ballkanit për titull

09/05/21 @ 17:01

SEGUNDA

Manaj s’ndalet, shënon sërish për Barcelonën B

La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Manaj s’ndalet, shënon sërish për Barcelonën B

09/05/21 @ 16:08

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita - Ballkani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drita - Ballkani

09/05/21 @ 14:36

11-SHET

Formacionet zyrtare: Arbëria - Drenica

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Arbëria - Drenica

09/05/21 @ 14:32

11-SHET

Formacionet zyrtare: Prishtina - Feronikeli

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Prishtina - Feronikeli

09/05/21 @ 14:28

11-SHET

Formacionet zyrtare: Trepça ‘89 - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Trepça ‘89 - Gjilani

09/05/21 @ 14:24

11-SHET

Formacionet zyrtare: Llapi - Besa

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Llapi - Besa

09/05/21 @ 14:20

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (4)

08/10/24 @ 18:02

NGA STËRVITJA E KOSOVËS U21

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismajli optimistë për vazhdimësinë e serisë

08/10/24 @ 15:57

NDËRRIME NË FTESA!

Sylvinho fton edhe një lojtar të ri te Shqipëria

Liga e Kombeve/Shqipëria

Sylvinho fton edhe një lojtar të ri te Shqipëria

08/10/24 @ 15:24

DUELI I MBETUR!

Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër

FBK Superliga

Ndeshja e mbetur Peja-Prizreni luhet nesër

08/10/24 @ 15:13

RAMI HADAR NUK ËSHTË MË TRAJNER I KOSOVËS

Edhe zyrtarisht, Rami Hadar nuk është më përzgjedhës i Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Edhe zyrtarisht, Rami Hadar nuk është më përzgjedhës i Kosovës

08/10/24 @ 14:11

INICIMET E KOMISIONIT TË GARAVE

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën

FFK Superliga

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën

08/10/24 @ 14:01

FIBA EUROPE CUP 24/25

Trepça udhëton për Francë, në ndeshjen e parë të fazës grupore

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça udhëton për Francë, në ndeshjen e parë të fazës grupore

08/10/24 @ 11:16

KOSOVA, PARA NDESHJEVE TË TETORIT

Stërvitjet filluan me 12 lojtarë

Liga e Kombeve/Kosova

Stërvitjet filluan me 12 lojtarë

07/10/24 @ 23:00

GRUMBULLIMI I KOSOVËS

Foda sqaron objektivin e Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova

Foda sqaron objektivin e Kosovës

07/10/24 @ 22:31

11-SHET

Superliga - Formacioni i javës (8)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (8)

07/10/24 @ 18:47


 
Të gjitha lajmet nga