SHTROHET
Në pranverë, i kthehen folesë
27 October, 2015 @18:13
Istogu në pranverë pritet t’i kthehet shtëpisë. Stadiumi Demush Mavraj është duke u shtruar me barin e ri natyral të blerë, derisa ekipi pret që në pranverë t’i kthehet shtëpisë.
“Mbi 80% e fushës është mbuluar me bar natyral,” ka bërë të ditur ekipi përmes një njoftimi sot.
Istogu, që është i fundit në renditjen tabelare të Superligës, ndeshjet si vendas është duke i zhvilluar në stadiumin Shahin Haxhiislami të Pejës.