HUAZIM ME OBLIGIM BLERJEJE

Nedim Bajrami zyrtarizohet te ekipi i tij i ri
31 January, 2023 @19:56
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, është zyrtarizuar para pak çastesh te ekipi i tij i ri në Serie A, Sassuolo. Mesfushori Bajrami që deri tash ka qenë pjesë e Empolit ka pasur 19 paraqitje për ekipin e tij këtë stinor ndërsa ka shënuar një gol.
Sassuolo e ka marrë atë si huazim deri në fund të këtij stinori me obligim blerjeje gjatë verës për stinorin 2023/24. Bajrami është 23-vjeçar dhe është i lindur në Zurich të Zvicrës.