KOSOVA U21

Nees publikon ftesat e para për Kosovën U-21
15 March, 2021 @16:56
Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Katarit në Doha.
Në listën e përzgjedhësit Nees janë përfshirë 25 futbollistë, derisa këto dy takime do t’i shërbejnë atij për ta pasur një pasqyrë sa më reale të ekipit, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, që do të luhet më 8 qershor në Prishtinë.
Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.
Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars.
Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.
Portierë: David Nreca Bisinger (Sonnenhof), Agron Kolaj (Besa), Leo Besson (Servette U21);
Mbrojtës: Florian Hoxha (Grasshopper), Leard Sadriu (Skenderbeu), Edvin Kurtulus (Halmstads), Valon Zumberi (Hamburg U19), Leonat Vitija (Skenderbeu), Albion Pllana (Trepça’89), Bujar Pllana (Feronikeli), Simon Loshi (Feronikeli), Melos Bajrami (Skenderbeu).
Mesfushorë: Arlind Shabani (Struga), Altin Kryeziu (Torino - primavera), Endrit Morina (xamax), Qendrim Zyba (prishtina), Adrion Pajaziti (Fulham U23), Rilind Hetemi (Dortmund U19), Valmir Veliu (Llapi), Altin Zeqiri (Lahti), Dion Berisha (Augsburg).
Sulmues: Rilind Nivokazi (Foggia), Arian Kastrati (Fortuna Sittard), Veton Tusha (Denizli), Mark Marleku (Kriens).