VILLARREAL

Foto: Pinterest
Emery e do lojtarin e Spurs
15 March, 2021 @15:00
Trajneri i Villarreal, Unai Emery, është i interesuar për të mbajtur të huazuarin nga Tottenham, Juan Foyth, edhe pasi huazimi i tij të përfundojë.
I pyetur për një marrëveshje të mundshme të përhershme për mbrojtësin në verë, spanjolli u tha gazetarëve: “E vërteta është se është diçka që duhet ta presim”.
“Por nëse do të varet nga unë, po, unë do ta mbaja atë me ne.”
Villarreal gjendet në pozitën e shtatë me vetëm dy pikë larg zonës që dërgon në Europa League.