SERIE A

Foto: Twitter
Mposhtë Torinon, nuk gabon Inter
14 March, 2021 @16:45
Inter ka arritur fitore të mundimshme, por tepër të vlefshme në udhëtim tek Torino, me rezultat 1-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë i zakonshmi Romelu Lukaku shënoi nga penaltia për 0-1, për të barazuar mè pas rezultatin Antonio Sanabria. Kur tifozët e Milan dhe Juventus po shpresonin se Inter do të lëshonte pikë, argjentinasi Lautaro Martinez shënoi disa minuta para fundit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Inter me këtë fitore e mban pozitën e parë në tabelë me 65 pikë pas 27 ndeshjeve.
Startues te Torino në këtë takim ishte Mërgim Vojvoda, i cili luajti 89 minuta.