MEDIA TALK
Nëse shitet Muriqi, Fener do të ndjek Dzekon
29 May, 2020 @15:38
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që po kërkohet nga disa klube evropiane pritet të largohet këtë verë nga Fenerbahçe.
Ndërsa së fundi, Fotomaç, ka bërë të ditur se Fenerbahçe tashmë ka gjetur njeriun për ta zëvendësuar kosovarin.
Në artikull shkruan: “Nëse Fenerbahçe arrin të shes Muriqin për shifrën mbi 20 milionë euro, atëherë do të bëj çmos për të nënshkruar me sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko.”
Për më tepër, aty shkruan se Dzeko është adhurues i Turqisë, pasi që thuaje çdo vjet një pjesë të pushimit veror e bën aty.
Dzeko 34 vjeç që aktualisht luan te Roma në këtë stinor në Serie A ka shënuar 12 gola. Ky është stinori i pestë që sarajevasi po e kalon në kryeqytetin italian.
Më parë ka qenë lojtar i Manchester Cityt, Wolfsburgut dhe Teplices në Çeki.