TRAJNERI I TREPÇËS
Neven Plantak: Fituam me zemër
19 October, 2016 @11:24
Trajneri kroat i Trepçës, Neven Plantak, është shprehur të jetë mesatarisht i kënaqur me lojën e ekipit të tij, që shënoi fitoren e parë ndërkombëtare në histori të klubit mbrëmë.
RAPORTI I NDESHJES TREPÇA-KARPOS
“Nga ana taktike, kemi luajtur ashtu si u morrëm vesh para ndeshjes, mirëpo në pjesë të parë kemi dështuar të shënojmë disa shuta të hapura,” ka thënë fillimisht kroati 53 vjeçar.
Ai ka cekur gjithashtu se ekipi i Karposit me përvojën e vetë ka shtyrë Trepçën të bëj gabime.
Duke luajtur me zemër, lojtarët e fituan ndeshjen
“Karpos Sokoli na shtyu që të bëjmë gabime në mbrojtje dhe në sulm, që na bëri të humbim epërsinë. Sidoqoftë, ne arritëm që përmes zemrës së madhe të lojtarëve dhe me lojë burrërore të fitojmë ndeshjen,” ka thënë Plantak.
Trepça këtë stinor është duke debutuar në Balkan League. Ekipi mitrovicas e nisi me humbje, kur u mposht befasisht nga Tirana. Ndërsa ka shënuar fitore në duelin e parë të BIBL para tifozëve të vetë në “Minatori”.
Tash Trepça ka bilanc 1-1 pas 2 xhirove të para në BIBL, ndërsa në xhiron që vjen luan me ekipin tjetër nga IRJ Maqedonia, Feni Industries më 26 tetor 2016 me fillim në ora 19:00.