Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Nexhipi premton suksese me Ballkanin

Nexhipi premton suksese me Ballkanin


20 June, 2021 @16:43

Ish futbollisti i mirënjohur nga Shkupi, Nderim Nexhipi, ka premtuar suksese të mëdha te skuadra e Ballkanit, në të cilën tani e tutje do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit Sportiv.

Nexhipi nëpërmjet një postimi në Facebook tha se bashkë me lojtarët, stafin dhe përpjekjen maksimale nga tifozët “xhebrailat”, do të bëjnë më të mirën që ta sjellin titullin kampion dhe Kupën e Kosovës në Suharekë.

Ndërkaq, për mundësinë e dhënë te skuadra suharekase, ai e falënderoi veçanërisht presidentin e klubit, Arsim Kabashi.

37-vjeçari gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur për shumë skuadra të ndryshme nga Maqedonia Veriore, Shqipëria, Kosova, Gjermania, Azerbajxhani, Belgjika e Rumania.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga