FTESAT E KOSOVËS

Nga cilat liga ka më së shumti lojtarë Kosova?
22 March, 2022 @11:23
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar ditë më parë ftesat për futbollistët e Kosovës, të cilët do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjet ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Zëvendësimi
Nuk ka pas ndërrime të mëdha aty, pos Emir Sahitit të Hajdukut, që pritej të regjistronte debutimin, por fatkeqësisht për shkak të një lëndimi, ai nuk do të jetë në gjendje të debutojë.
Kështu, FFK bëri të ditur se ka ftuar Lumbardh Dellovën e Ballkanit në vend të tij. Sahiti është sulmues, ndërsa Dellova mbrojtës.
Mungesat
Gjithashtu, më herët është bërë e ditur se Arbër Zeneli që luan në Reims është lënduar, ndërsa Bersant Celina që është pjesë e Ipswich, nuk do të ketë mundësinë të ndihmojë në këto miqësore.
Mungesa tjera nuk janë vërejtur në ftesën e fundit, pos dyshes që ka pasur “telashe” me FFK-në dhe ftesat, Leart Paqarada i St Pauli dhe Bernard Berisha i Anzhy.
TOP 5 ligat evropiane
Gjithsesi është interesant të shihet se kush po dominon në përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa shihet qartë se nga ftesat e fundit Serie A, Ligue 1, Superlig turke dhe Superleague zvicerane janë me nga tre lojtarë - si liga ku Dardanët militojnë më shumë. Këto dy të parat llogariten në TOP 5 ligat evropiane të futbollit, ndërsa Bundesliga nuk ka asnjë lojtar të Kosovës, kurse Premier League si ligë elite e futbollit evropian e botëror, e mbanë një, Milot Rashica, kurse tjetri nga TOP 5 ligat vjen nga LaLiga, Vedat Muriqi.
Përgjithësisht, nga 23 (+1) lojtarë të ftuar të Kosovës kësaj radhe, luajnë në 14 shtete të ndryshme evropiane.
Kosova luan më 24 mars ndaj Burkina Fasos në Prishtinë, ndërsa më 29 mars ndaj Zvicrës në Zurich.
PREJ CILAVE SHTETE/LIGA VINË FUTBOLLISTËT E FTUAR TË KOSOVËS PËR NDESHJET E MARSIT:
FRANCË | Ligue 1 | Edon Zhegrova, Lille; Valon Berisha, Reims; Elbasan Rashani, Clermont. |
|
ITALI | Serie A | Mërgim Vojvoda, Torino; Samir Ujkani, Empoli; Amir Rrahmani, Napoli. |
|
TURQI | Superlig | Arijanet Muric, Adana Demir Spor; Florent Hadërgjonaj, Kasimpasa; Zymer Bytyqi, Konyaspor. |
|
ZVICËR | SuperLeague | Fidan Aliti, Zurich; Betim Fazliji, St Gallen; Mirlind Kryeziu, Zurich. |
|
GJERMANI | Bundesliga 2 | Blendi Idrizi, Schalke; Florent Muslija, Paderborn. |
|
HOLANDË | Eredivisie | Ibrahim Dresevic, Heerenveen; Toni Domgjoni, Vitesse. |
|
ANGLI | Premier League | Milot Rashica, Norwich. | |
HUNGARI | NB 1 | Lirim Kastrati, Ujpest. | |
KOSOVË | Superliga | Lumbardh Dellova, Ballkani. | (i ftuar si zëvendësim për të lënduarin) |
KROACI | HNL 1 | Emir Sahiti, Hajduk. | (i ftuar, por u lëndua, nuk do të luajë) |
POLONI | Ekstraklasa | Florian Loshaj, Cracovia. | |
SPANJË | LaLiga | Vedat Muriqi, Mallorca. | |
SUEDI | Allsvenskan | Astrit Selmani, Hammarby. | |
SHQIPËRI | Superiore | Visar Bekaj, Tirana. |