FERONIKELI - DUKAGJINI

Nikli gjen fitoren, Dukagjinit i thellohet kriza
2 December, 2019 @15:04
Pas dy barazimeve radhazi në Superligë, skuadra e Feronikelit ka arritur ta gjejë fitoren në ndeshjen u fundit të edicionit vjeshtor, ku u përball me Dukagjinin nga Klina.
Në një ndeshje që dhuroi plot 6 gola, kampioni në fuqi i Kosovës fillimisht pati epërsi të dyfishtë me golat e Haxhi Nezirajt (2’) dhe Albert Dabiqajt (22’), mirëpo mysafirët reaguan shpejt. Për 2-1 shënoi Jeton Dushi (27’), e gjashtë minuta më vonë skuadrat në pushim me rezultat të barabartë i dërgoi goli i Mark Milicajt nga pika e bardhë.
Me të filluar pjesa e dytë, ishte Mevlan Zeka (47’) ai që me kokë shënoi pas krosimit të Jean Da Silvas për 3-2, e pak para fundit (84’) pikërisht ky i fundit shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2.
Me Feronikelin që në pushim shkon me 7 pikë më pak se lideri, për Dukagjinin kjo e sotmja ishte humbja e katërt me radhë, humbje e cila e mban në vendin e fundit të tabelës dhe ia rrezikon seriozisht rënien në Ligën e Parë.
VUSHTRRIA - BALLKANI

2 December, 2019 @14:59
Në ndeshjen e zhvilluar pa praninë e shikuesve dhe me Ismet Munishin e suspenduar, Ballkani është mposhtur me rezultat minimal…
DRENICA - FERIZAJ

Foto: FC Ferizaj
2 December, 2019 @14:57
Në njërën prej ndeshjeve të xhiros së fundit të edicionit vjeshtor, skuadra e Ferizajit ka arritur të shënojë fitore mjaft…
11-SHET

2 December, 2019 @12:53
Janë caktuar formacionet zyrtare të Feronikelit dhe të Dukagjinit. FERONIKELI: Troshupa, Dabiqaj, Lladrovci, Prekazi, Thaqi, Islami, Bojku, Neziraj, Hoti, Zeka,…
11-SHET

2 December, 2019 @12:47
Janë caktuar formacionet zyrtare të Drenicës dhe të Ferizajit. DRENICA: Kalosh, Balde, Bejta, Pasoma, Osmani, Thaqi, Mustafa, Hyseni, Mëziu, Hamiti,…
11-SHET

2 December, 2019 @12:41
Janë publikuar formacionet zyrtare të Vushtrrisë dhe të Ballkanit. VUSHTRRIA: Manxholli, Izmaku, Maxhuni, Lushaku, Halimi, Dervishaj, Muçaj, Shala, Vinicus, Lamçja,…