Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRONIKELI-LIRIA

Nikli i sigurt ndaj Lirisë

BOROZANI/ Dren Shporta

Nikli i sigurt ndaj Lirisë


2 April, 2016 @15:55

Së paku deri nesër, Ferronikeli do ta mbajë kreun e radhitjes tabelare në Superligë.

Ekipi nga Drenasi sot ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Lirisë në stadiumin Rexhep Rexhepi, duke e kaluar kështu liderin e deritashëm Hajvalinë, e cila ndeshjen e kësaj xhiroje do ta zhvillojë nesër ndaj Drenicës.

Mark Milicaj i Ferronikelit e shënoi një gol të bukur nga këndi për ta prishur baraspeshën e rezultatit në minutën 28’, derisa Mevlan Zeka me golin e tij të shtatë në Superligë e ngriti rezultatin në 2-0.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e 13 në Superligë e Ferronikelit, i cili tani kryeson me 44 pikë të tubuara, derisa për Lirinë kjo ishte humbja e dytë rresht dhe vazhdon të mbetet me 28 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga