NË GJAKOVË

Nikson Memaj, i rikthyeri i radhës te Vëllaznimi
11 July, 2023 @16:50
Futbollisti që kishte nisur karrierën te Vëllaznimi, Nikson Memaj, i është rikthyer klubit të fëmijërisë. Skuadra gjakovare ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me lojtarin, ndërsa Memaj 23-vjeç do të jetë pjesë e klubit për stinorin 2023/24.
Vëllaznimi që udhëhiqet nga Megzon Visoka, tashmë ka vazhduar kontratat me mbi 10 futbollistë nga stinori i kaluar, kurse në ndërkohë po shton edhe lojtarë që kanë qenë pjesë e klubeve tjera në vitin e kaluar. Kështu, si mesfushor që mund të luajë në pjesën ofanzive Nikson Memaj vjen te ekipi gjakovar si përforcim në rikthimin e tij.◼️