KUQEZINJTË NË DURRËS

Foto & Video: FSHF
Nisin përgatitjet për “vendimtaren”
10 October, 2021 @21:35
Kombëtarja shqiptare është kthyer në atdhe menjëherë pas fitores së madhe në transfertë ndaj Hungarisë të shtunën mbrëma. Kuqezinjtë kanë udhëtuar menjëherë pas ndeshjes drejt Shqipërisë për të mbërritur në orët e para të mëngjesit në kompleksin e hotelit të njohur në Durrës. Paraditja ka qenë pushim, ndërsa pasdite i gjithë grupi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët të cilët nuk u aktivizuan që punuan më shumë në fushë. Ndërsa lojtarët të cilët u aktivizuan bënë vetëm pak ushtrime.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kuqezinjtë do të përballen të martën me Poloninë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në atë që mund të quhet një finale për vendin e dytë të Grupi I në kualifikimet e Botërorit “Katar 2022” e që mund të përkthehet në një biletë për fazën play-off.