FLET DICK ADVOCAAT
Njejtë si me Armeninë ndaj Shqipërisë
13 October, 2014 @21:49
Trajneri holandez i Serbisë, Dick Advocaat, ka thënë se është i çuditur me mediat serbe para ndeshjes me Shqipërinë.
Ai ka konsideruar si të suksesshëm barazimin e fituar në Armeni në ndeshjen e së shtunës dhe u ka këshilluar mediave që të mirren me lojën e jo me gjërat jashtë terrenit.
“Kemi cilësi, mirëpo ne duhet të harrojmë emocionet. Neve na intereson futbolli. Dëshirojmë të tregojmë lojë të mirë, jashtë terrenit asgjë s’na intereson. I duam tre pikë,” ka thënë fillimisht Advocaat në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do ta ndërrojë formacionin e Serbisë, 11-shen e parë, që luajti ndaj Armenisë.
“Nuk do të ndërrojë asgjë. Po e shoh presionin e madh në media. Ne kemi zhvilluar vetëm një ndeshje deri më tani dhe këtu po përshkruhet se është fundi i botës,” ka thënë holandezi duke mos folur shumë për kundërshtarin sa për ekipin që po e udhëheq.
Serbia ndaj Armenisë:
PORTIER: Vladimir Stojkovic MACCABI HAIFA, MBROJTËS: Branislav Ivanovic CHELSEA, Aleksandar Kolarov MAN CITY, Stefan Mitrovic FREIBURG, Matija Nastasic MAN CITY, MESFUSHORË: Nemanja Matic CHELSEA, Zoran Tosic CSKA MOSKA, Nemanja Gudelj AZ ALKMAAR, SULMUES: Filip Dordevic LAZIO, Dusan Tadic SOUTHAMPTON dhe Lazar Markovic LIVERPOOL. ZËVENDËSUES: Zdravko Kuzmanovic INTER, Danko Lazovic PARTIZAN dhe Aleksandar Mitrovic ANDERLECHT. |