ALBERT BUNJAKU
Njeriu që hyri në histori
4 June, 2016 @12:25
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është njeriu që hyri në histori të përfaqësueses tonë.
Në ndeshjen e parë si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, që u zhvillua dje kundër Ishujve Faroe, Bunjaku e shënoi golin e parë për Kosovën.
Sulmuesi 32 vjeçar gjithashtu kishte shënuar edhe golin e parë për Kosovën në ndeshjet miqësore që ishin lejuar nga FIFA më 2014.
Përndryshe, Bunjaku aktualisht është edhe golashënuesi më i mirë në përfaqësuese me tre gola të shënuara, i ndjekur nga Mërgim Brahimi dhe Elbasan Rashani që deri më tani kanë shënuar nga dy gola.