RILINDJA 1974 SI VENDAS, FITON
Norik Krasniqi sjell fitoren, Rilindja 1974 rehatohet në tabelë
2 April, 2023 @18:53
Rilindja 1974 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në përballjen e zhvilluar sot në kuadër të Ligës së Parë Grupi A, fitore kjo që i ka dhënë rehati ekipit të drejtuar nga Fisnik Papuqi për të qenë në mes të tabelës dhe pa rrezik për rënie tash. Sa i përket golave, ka qenë Norik Kransiqi që ka shënuar dy herë në portën kundërshtare për të vulosur fitoren, Rilindja 1974 2-1 Rahoveci [Norik Krasniqi 33, 43pen. — 63’]. E Rahoveci që është i pesti, nuk ndihet fare në rrezik dhe tash e tutje të gjitha ndeshjet do t’i ketë si prestigj në kuadër të xhirove të mbetura. Rilindja 1974 mbyll xhiron e gjashta me 28 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Rahoveci i pesti me 30 pikë nga po aq ndeshje.