ATDHE NUHIU
Nuhiu kthehet pas 9 xhirove
17 March, 2017 @23:20
Sulmuesi Atdhe Nuhiu është rikthyer në fushën e blertë.
Futbollisti 27 vjeçar është aktivizuar pas nëntë javë për skuadrën e tij nga kategoria e dytë angleze, Sheffield Wednesday.
Nuhiu luajti sot në ndeshjen kundër Readingut si zëvendësues nga minuta 89’.
Ai, për herë të fundit kishte luajtur më 31 janar në ndeshjen kundër Bristol Cityt.
Futbollisti në fjalë është njëri prej emrave të rinj që pritet të ftohen në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen kundër Islandës.