Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOEMAN

Nuk do jetë në stol kundër Atlético Madrid

Foto:Google

Nuk do jetë në stol kundër Atlético Madrid


5 May, 2021 @14:41

Komiteti i Ankesave konfirmoi të mërkurën sanksionimin me dy ndeshje për trajnerin e Barcelonës Ronald Koeman, i cili nuk do të jetë në stol për ndeshjen kundër Atlético Madrid (e shtunë, 16:15) .

Ankesat e klubit të Barçës nuk i mori parasysh Komiteti, ata hodhën poshtë kërkesat dhe arsyetimet e tyre për të pezulluar holandezin vetëm me një ndeshje.

Siç ka njoftuar gjyqtari González Fuertes, në ndeshjen e Barcelona-Granada, Koeman përdori shprehjen “çfarë karakteri” për t’iu referuar referit të katërt në ndeshjen në të cilën katalanasit përfunduan duke humbur 1-2.

Barcelona do të paraqesë një apel në Gjykatën Administrative të Sportit, në një përpjekje të fundit për të qenë trajneri në ndeshjen e rradhës. Do të ishte mundësia e vetme që holandezi mund të ulet në stol në një ndeshje vendimtare për La Liga.


 
Të gjitha lajmet nga