ALBERT BUNJAKI
Nuk dua të veçojë askë
13 November, 2015 @17:00
Albert Bunjaki, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, është shprehur të jetë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij ndaj Shqipërisë.
“Besoj që ka qenë një paraqitje e mirë,” ka thënë ai fillimisht, derisa kur u pyet për lojtarin më të mirë të ekipit tha:
“Nuk dua të veçojë askë prej lojtarëve. Krejt ekipi ka qenë i mirë sonte,” ka shtuar ndër të tjera Bunjaki.
Kosova pas fitores ndaj Guinesë Ekuatoriale 2-0, ka barazuar sot me Shqipërinë 2-2.