TAHIR BATATINA

Foto: KFLlapi/Sh.Ahmeti/fb
Nuk ishim të vëmendshëm
3 April, 2022 @1:45
Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, në deklaratën e tij pas humbjes nga Prishtina të shtunën ka thënë se ekipi i tij po të ishte pak më i vëmendshëm në lojë, do ta shmangin humbjen.
“Kam dashur t’i pushojë disa lojtarë pasi që kanë pasur angazhim me përfaqësuese. Në pjesën e dytë bëmë disa lëshime që na kushtuan. Kemi marrë gol herët dhe kemi dominuar ndeshjen, por prapë pranuam gol. Po të ishim pak më të vëmendshëm në ndeshje, do të mund ta shmangnim humbjen,” ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes.
Llapi përndryshe, tashmë në pesë xhirot e fundit nuk ka fitore!