Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT NË SHITJE

Nuk ka ndërrim çmimesh, dalin në shitje biletat për Kosova - Ishujt Faroe

Foto: FFK

Nuk ka ndërrim çmimesh, dalin në shitje biletat për Kosova - Ishujt Faroe


17 November, 2022 @12:27

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen miqësore të radhës që Kosova e luan në Fadil Vokrri, ku Dardanët presin Ishujt Faroe.

Linku për blerjen e biletave është ky, ndërsa çmimet janë të njëjta sikurse për ndeshjet tjera kualifikuese deri tash, që nisin prej 5 eurosh prapa golit e deri në 20 euro për Perëndim.

Miqësoren e parë të nëntorit që e luajti dje, Kosova e barazoi ndaj Armenisë 2-2, duke luajtur me ekip eksperimental, kryesisht me lojtarë të rinj.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova