NGA KONGRESI I UEFA-SË
Nuk ndryshon statuti i UEFA-së
3 May, 2016 @12:08
Sipas informatave të para, nuk ka kaluar neni për ndërrimin e statutit të UEFA-së, që do të ndikonte në pranimin e Kosovës në UEFA.
Tashmë, pranimi i Kosovës në UEFA praktikisht bëhet i pamundur.
Në votimin e fshehtë, 33 vota kanë qenë për, 20 kundër dhe një votë është abstenuar, ndërsa për të kaluar ndryshimi duhej të ishin 2/3 të votave apo së paku 36 vota për.