NGA KONGRESI
Po ndërrohet statuti, që hap rrugë për pranimin e Kosovës
3 May, 2016 @11:35
Në këto momente në Kongresin e UEFA-së po diskutohet për ndërrimin e një amandamenti të Statutit të UEFA-së, që hap rrugë për pranimin e Kosovës në UEFA.
Pika ku thuhet se “anëtarë të UEFA-së mund të jenë vendet e pranuara në OKB” pritet të zëvendësohet me “anëtarë të UEFA-së mund të jenë vendet e pranaura nga pjesa më e madhe e Europës”.
Kjo pikë e rendit të ditës duhet të kalojë me 2/3 të votave nga anëtarët e Kongresit dhe përfaqësuesi i Zvicrës ka kërkuar që votimi të jetë i fshehur.