MEDIA
Telefonata me zë të dridhur
3 May, 2016 @11:05
Pasi që Chelsea ndali Tottenhamin mbrëmë në 2-2 përkundër se Tottenham udhëhiqte 0-2, Leicester City u bë kampion i Anglisë.
Ndërsa trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka treguar sot për media se Cluadio Ranieri e ka thirrë në telefon pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Më thirri në telefon. Më falenderoi për atë çka kemi bërë në ndeshje, posaçërisht në pjesën e dytë, ndërsa unë i urova për titullin kampion. Pesë herë më tha ‘falemnderit’! Emocionet e kishin kapluar, ndërsa zëri i dridhej,” ka bërë të ditur Hiddink, shkruajnë mediat angleze sot.