FIFA SIGURON
Infantino: Për FIFA s’ka problem
3 May, 2016 @10:31
Kryetari i ri i FIFA-së, italiani Gianni Infantino, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e UEFA-së në këto çaste ka bërë të ditur se të gjitha vendimet që mirren sot në këtë Kongres do të procedohen me automatizëm në Kongresin e FIFA-së që mbahet javët që vjen në Meksiko.
Pra, nëse Kosova sot pranohet në UEFA, ajo do të jetë edhe anëtare e FIFA-së në ditët e ardhshme, ndërsa pas kësaj besohet se do të merr pjesë edhe në kualifikime për Botërorin “Rusia 2018” që nis prej shtatorit 2016.