BARAZIMI I KATËRT ME RADHË PËR INDUSTRIALISTËT
Nuk u gjet goli dhe ndanë pikët!
6 April, 2024 @22:56
Barazimi i katërt me radhë për Ramiz Sadikun e drejtuar nga Alban Dragusha ka ardhur sot, ndërsa ekipi i tij kësaj radhe u ndalë nga Vushtrria e Granit Begollit në përballjen që përfundoi Ramiz Sadiku - Vushtrria 0-0.
Raste dhe pak më shumë kontroll në lojë kishin vendasit, por nuk gjetën golin, ndërsa mysafirët që u këndellën në pranverë me trajnerin e ri, tashmë gati se e siguruan mbijetesën dhe duken më rehat pas rezultateve të arritura.
Me pikën e fituar, Ramiz Sadiku i pesti në renditje të Ligës së Parë - Grupi B ka 25 pikë nga 21 ndeshje, ndërsa Vushtrria 21 pikë. Në xhiron që vjen “industralistët” i shkojnë Vllaznisë në konak, ndërsa Vushtrria do të takohet me një tjetër ekip nga kryeqyteti, 2 Korrikun.