AJAX 0-1 BENFICA

Nunez çon Benficën përpara
15 March, 2022 @23:10
Fitore e madhe e Benficës në Johan Cruijff të Amsterdamit sot, derisa ka qenë sulmuesi shtatëgjatë Darwin Nunez që ka vendosur ndeshjen.
Trembëdhjetë minuta para fundit të lojës, uruguajani shënoi me kokë, për të bërë Benficën fitues të ndeshjes dhe njëkohësisht të kualifikuar në çerekfinale, 0-1 [Nunez 77].
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-2 në Lisbonë, ndërsa Ajax shpresonte në një triumf që të siguronte çerekfinalen, por doli e kundërta. Kanë qenë portugezët që kanë marrë fitoren për të shkruajtur emrin në tetë skuadrat më të mira të Evropës këtë stinor.