11-SHJA
Nxirret formacioni i De Biasit, para Armenisë
11 October, 2015 @15:29
Gianni De Biasi ka bërë gati një 11-she pak më ofanzive për ndeshjen vendimtare drejt EURO 2016 të Shqipërisë.
Garidani Etrit Berisha mbetet në portë, derisa te mbrojtja nga ndeshja ndaj Serbisë ka ndërrim të Ansi Agollit me Naser Alijin.
Në mes, treshja qendrore Migjen Basha, Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj mbesin, derisa pjesa ofanzive e skuadrës do të përbëhet nga Odise Roshi, Shkëlzen Gashi dhe Sokol Cikalleshin në maje të sulmit, ka zbuluar Telegrafi sot.
11-shja e De Biasit kundër Armenisë:
Portier: | Etrit BERISHA | ||
Mbrojtës: | Lorik CANA, Berat XHIMSHITI, Elseid HYSAJ dhe Naser ALIJI | ||
Mesfushorë: | Migjen BASHA, Taulant XHAKA, Ledian MEMUSHAJ, Odise ROSHI dhe Shkëlzen GASHI; | ||
Sulmues: | Sokol CIKALLESHI |