DANEZI
Olsen: S’e shikoj tmerrin
11 October, 2015 @14:30
Trajneri i përjetshëm i Danimarkës, Morten Olsen, u ka konfirmuar mediave të atjeshme sot edhe njëherë se nuk do të shikojë ndeshjen Armeni-Shqipëri.
Kualifikimi direkt i Danimarkës për në EURO 2016 varet nga kjo ndeshje, derisa Olsen i ka kërkuar Armenisë që t’u ndihmojnë, duke mos humbur nga Shqipëria.
“Vetëm të mendoj se ulem e e shikoj këtë ndeshje është tmerr. Personalisht, dua vetëm të marr vesh rezultatin e kësaj ndeshjeje në fund të takimit dhe më pas të zhvillojmë miqësoren me Francën, duke menduar për të ardhmen qyshdo qoftë ajo,” ka thënë Olsen.
Danimarka do të kualifikohet direkt nëse Shqipëria nuk fiton sot ndaj Armenisë, në të kundërtën, me fitoren e kuqezinjëve, Danimarka do të luajë ndeshje të barazhit për të siguruar europianin.