KOMBËTARJA
Në rast të kualifikimit, pasurohet arka
11 October, 2015 @12:50
Shqipëria është në prag të historisë. Kuqezinjëve i nevojitet vetëm fitorja sonte në Armeni për të siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Kampionat Europian.
Mirëpo, përveç suksesit historik, kualifikimi mund të jep përfitime edhe financiare për Shqipërinë.
Nëse Shqipëria shkon në Francë, atëherë arka e saj do të pasurohet me 12 milionë euro, ndërsa ky çmim do të vlejë edhe për të gjitha kombëtaret tjera që kualifikohen.
Por as kjo nuk do të jetë e tëra sa i përket përfitimeve financiare. Në Europian vetëm gjatë fazës grupore, çdo fitore do të vlejë 1 milion euro, derisa barazimi do të vlejë 500 mijë euro.