KALKULIMI
Opcionet e kualifikimit për Shqipërinë
8 September, 2015 @13:58
Pas pësimit të humbjes së parë në ciklin kualifikues për Franca 2016, Shqipëria tashmë ka të qartë gjithçka për ndeshjet e mbetura.
Këto janë opcionet për kualifikim direkt të Shqipërisë nga vendi i dytë i Grupit I.
NDESHJET E MBETURA: Danimarka ka vetëm edhe një ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Shqipëria 2. Danimarka udhëton në Portugali, Shqipëria pret Serbinë dhe i shkon Armenisë.
1. Nëse Danimarka fiton ndaj Portugalisë, Shqipëria patjetër duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura.
2. Nëse Danimarka barazon ndaj Portugalisë, Shqipëria duhet të fitojë së paku një ndeshje nga 2 të mbeturat.
3. Nëse Danimarka mposhtet nga Portugalia, Shqipëria do të mund të zinte vendin e dytë në grup, së paku me dy barazime, ose një fitore.
Këto kalkulime janë bërë vetëm për vendin që luftojnë Shqipëria e Danimarka aktualisht, pasi që ekziston opcioni edhe kualifikimi si i treti më i mirë në EURO 2016.