Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP GOLASHËNUESIT

Osmani afër Këpucës së Artë, Milicaj e ndjek

Labinot Osmani me fanellë të Prishtinës në pranverë

Osmani afër Këpucës së Artë, Milicaj e ndjek


1 June, 2015 @21:15

Sulmuesi aktual i Prishtinës, Labinot Osmani është lider i golashënuesve në Superligë, me 16 gola të shënuara këtë stinor në 32 ndeshje, që ia jep atij një mesatare prej gjysmë goli për ndeshje. 

Osmani është shumë afër të bëhet Këpuca e Artë e stinorit, derisa pjesën vjeshtore të kampionatit e kishte kaluar te Kosova e Vushtrrisë, para se të kalojë në kryeqytet. 

Ndjekësi i vetëm serioz i tij aktualisht është Mark Milicaj i Besës. Milicaj, që numrin më të madh të golave e kishte shënuar derisa ishte pjesë e Istogut në vjeshtë, ndërsa tash te Besa - në total ka 14 gola të shënuara, dy më pak se Osmani. 

Pas dyshes së përmendur vinë Blerand Kurtishaj dhe Kreshnik Lushtaku nga Trepça’89 me nga 12 të shënuara, ndërsa dyshja e Besës Fatih Karahoda dhe Kastriot Rexha kanë nga 10.

TABELA DHE STATISTIKA TJERA


 
Të gjitha lajmet nga