ISH TOP GOLASHËNUESI
Osmani i kthehet Vushtrrisë
14 July, 2017 @9:19
Sulmuesi i njohur i ekipeve të Kosovës, që stinorin e kaluar ishte për gjysmë stinori pjesë e Prishtinës, ndërsa në gjysmën tjetër pjesë e Feronikelit, Labinot Osmani, është lojtar i ri i Vushtrrisë.
Skuadra e Vushtrrisë ka zyrtarizuar dje Labinot Osmanin si lojtar të ri të ekipit, me të cilin shpreson në gola më shumë në Ligë të Parë dhe të kthehet në Superligë, pasi që dihet mirë se vushtrriasit ishin kampion jo shumë vite larg.
Osmani përndryshe, në stinorin e kaluar ka qenë në formën e tij standarde, duke shënuar sa herë ka pasur mundësi.
Ai ka realizuar dy herë për Prishtinën dhe 6 herë për Feronikelin, që totalin e golave të tij në stinorin e kaluar e çon në 8.
Kujtojmë gjithashtu, Labinot Osmani, në stinorin 2014/15 ka qenë golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës me 18 gola të shënuara për ekipin e Prishtinës.