SHERIFF 1-0 KUKËSI
Kukësi beson në rikthim, Koliçi i mban në lojë
13 July, 2017 @9:29
Përkundër humbjes minimale nga Sheriff Tiraspol dje në Molldavi, Kukësi beson në rikthim, në përballjen e kthimit që zhvillohet javën që vjen.
Së paku kështu mendojnë zyrtarë të lartë të klubit, në deklaratat e dhëna për mediat tiranase sot, ndërsa mbrojtja e mirë me super portierin Enea Koliçi - janë treguar vendimtarë për ekipin verilindor të Shqipërisë.
Pogradecari Koliçi ka qenë thjesht një oktapod në portën e kukësianëve në këtë përballje, ndërsa atë e mposhti vetëm penalltia, kur Ziduy Badibanga shënoi nga 11 metra, pas gabimit të thjeshtë të mbrojtësit spanjoll të Kukësit, Albert Serran, që kushtoi me humbje.
Gjithesesi, kampioni i Shqipërisë jep shpresa për të përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit, por duhet pasur kujdes shumë. Këtë e di mirë edhe trajneri Ernest Gjoka, pasi që Sheriff në radhët e veta kishte lojtarë tejet kreativ dhe të shpejt.
Data 19 e korritur, në Elbasan Arena, pas 90 ose më shumë minutave do të thotë fjalën përfundimtare për Kukësin, në debutimin e ekipit në kualifikime për Ligë të Kampionëve.
Penalty Goal Badibanga Z. (1:0) Sheriff… by ylberenexhipi