PREJ ZURICHUT TE LEGIA
Legia prezenton Armando Sadikun
13 July, 2017 @8:36
Skuadra polake, Legia nga Varshava, ka prezentuar dje sulmuesin e ri të skuadrës, Armando Sadiku.
Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare, që hyri në histori të futbollit shqiptar me golin e shënuar në EURO 2016 në fitore ndaj Rumanisë, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin kampion të Polonisë.
Sadiku 26 vjeç ka treguar për faqen zyrtare të Legias se idhulli i tij futbollistik është sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa ka përzgjedhur numrin 99 në fanellën e ekipit të tij të ri.
Transfermarkt ka shkruar se përafërsisht Legia i ka paguar 750 mijë euro Zurichut për t’ia blerë kartonin elbasanasit Sadiku.
i:
http://legia.com/aktualnosci/armando-sadiku-pilkarzem-legii-55853 |