ANALIZAT VERORE
Vera te Chelsea
Shkruan: LUAN MORINA
14 July, 2017 @10:16
Shtatëdhjetë milionë për Alex Sandron?! Kur e ke Marcos Alonson, Azpilicuetan, e Hazardin në ekip?! Pse??!!
Sigurisht që Chelseat i nevojitet një ekip më i gjerë këtë vit me inkuadrimin në Ligën e Kampionëve. Por, ekipi i parë është i kompletuar! Opsionet dytësore i kanë të shpërndara nëpër Evropë si të huazuar. Këta mendoj që i shfrytëzojnë vetëm për të përfituar ndonjë euro eventuale.
Conte do të bëj Pazar në Itali me gjasë!
Porta
Caballero si rezervë e Courtois nuk është opsion i keq. Kanë nxjerr goxha marrëveshje të mirë me shitjen e Begovic në anën tjetër.
Mbrojtja
Luiz është aty. Cahill ka qenë në formë të shkëlqyeshme. Terry largohet, por aty është Zouma. I gatshëm për të shkëlqyer. Një mbrojtës si Bonucci do të ishte i shkëlqyeshëm, por për Sokratisin nuk kanë nevojë. Kanë lojtarë dy herë më të mirë se greku. Edhe Boatengu do të ishte prurje e mirë.
Mesfusha
Krahët e mbrojtjes, nëse luan me 3-4-3 edhe këtë vit Conte, janë mirë. Azpilicueta mund të luaj të dy krahët, Moses e Alonso veç janë aty. Janë edhe Pedro e Willian që mund të kontribuojnë në mbrojtje në rast nevoje. OxCham, Perisic e Mahrez shihen si alternativa tjera.
Në qendër Kante është në rregull. Matic e Fabregas nuk mjafton, dhe ardhja e Bakayokos do të mbyllte këtë repart për këtë sezon. Për çdo rast aty janë edhe Loftus-Cheek, e Chalobah.
Sulmi
Nevojitet një qendërsulmues primar. Diego Costa do të ikën e edhe s’ja vlen të mbahet me zor. Janë përmendur Morata e Lewandowski, por të dy do të ishin ardhje pak të mundura. Insigne është shfaqur si krahë interesant për sulmin, bashkë me Mahrez.
Chelseat i nevojitet pak më shumë thellësi në ekip, por të luftojnë në dy fronte do të jetë goxha zor. Sado që sjellin lojtarë.