SHKENDIJA - HELSINKI
Super Ibraimi me hat-trick, afron Shkëndijën në rrethin e tretë
13 July, 2017 @21:01
Sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibraimi, ka shënuar hat-trick sot në përballjen e parë të rrethit të dytë të Europa Ligës, ashtu që ekipi i tij me një hap të arrijë rrethin e tretë të kësaj gare.
Ibraimi 30 vjeç, ka shënuar së pari nga penalltia dy herë dhe një tjetër për epërsi, ashtu që tetovarët të dalin në ndeshjen e kthimit, me epërsi 3-1.
Fitore e madhe e djelmoshave të Qatip Osmanit, që përveç tjerash dëshmon edhe njëherë se Shkëndija ka lojën e saj dhe nuk kursen portën kundërshtare sa herë i ipet rasti me sulmin e rrezikshëm që e ka.
Sidoqoftë, me këmbë në tokë, më 20 korrik gjithçka vendoset në Helsinki, kur ekipi finlandez që avancoi sot, pret tetovarët në ndeshjen e kthimit.
Shkendija (Mac) 3-1 HJK (Fin) ALL GOALS 13/07… by gameofsports