ANALIZAT VERORE
Vera te Bayern
Shkruan: LUAN MORINA
14 July, 2017 @23:23
E vetmja gjë që ka bërë Ancelotti ndryshe nga paraardhësi i tij në sezonin e parë në Bayern, ka qenë ngufatja e të rinjve. Të gjithë e dimë së paku se çfarë lojtari i aftë është Joshua Kimmich. Ndoshta për Renato Sanches nuk kemi pasur shumë hapësirë për të parë lojën e tij, por Kimmich, e edhe Comanin i njohim që nga më parë. Vetëm 15 ndeshje si startues për Kimmich, 10 për Coman, e vetëm 6 për Sanches?!
Kokëfortësia e Ancelottit, vendosmëria e tij për të anuar kah pleqtë më shumë se sa kah të rinjtë e ka ndjekur gjithnjë! Edhe tek Bayerni po e vazhdon të njëjtën, kështu që edhe prurjet eventuale do të jenë më të rezervuara!
Porta
Vazhdojmë!
Mbrojtja
Edhe Boateng edhe Hummels janë të prirë për lëndime. Niklas Sule duhet të sjell një opsion shtesë në qendërmbrojtje. Aty mund të luajnë edhe Martinez e Alaba sipas nevojës. Ky i fundit është më i mirë për mbrojtës të majtë, aty ku kanë edhe Bernatin. Krahu i djathtë në mbrojtje këtë vit duhet ti takoj Kimmich para Rafinhas.
Mesfusha
Rudy e Tolisso do të mjaftojnë për të mbuluar largimin e Alonsos. Me Thiagon, Vidalin, e edhe dy të injoruarit nga Ancelotti – Kimmich e Sanches, mesfusha është në rregull tek Bayerni. Nuk mund të përjashtohet një ardhje eventuale nga Schalke që ka goxha opsione të mira në këtë pjesë të fushës.
Sulmi
Pos Coman, edhe Costa nuk ka qenë ndër të preferuarit e Ancelottit. Ky i fundit prandaj shkoi. Robben tani drejt 34 vjet, Ribery tashmë aty, të vendosen para Coman është ashiqare krim. Një krah sulmi u nevojitet. Gnabry s’besoj që do të kënaq Ancelottin. Edhe ashtu do të mbesin në Bundesligë – Brandt?! Një qendërsulmues në rast të largimit të Lewandowskit do të kryente punë.
Sidoqoftë, polakun e shoh të mbetet andej. Në rast të largimit? Aubameyang, Morata...
Sqarim:
Artikulli është shkruar para ardhjes së James Rodriguezit te Bayern. |