STADIUMI I KRYEQYTETIT
Osmani sjell pranverën në Prishtinë
12 March, 2016 @15:09
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e parë në pranverën e Superligës duke e mposhtur Lirinë e Prizrenit në kryeqytet 2-0.
Bardhekaltërit janë dukur më të motivuar gjatë gjithë ndeshjes dhe golat e tyre kanë ardhur përmes Labinot Osmanit që ka shënuar të parin, ndërsa ka asistuar për të dytin në fillim të pjesës së dytë që e shënoi Armend Thaqi.
Më pas Liria si duket ra nga loja dhe përveç disa tentimeve në gjysmëraste gol nuk ka pasur.
Me këtë fitore Prishtina arrin në 21 pikë derisa Liria mbetet me 25 pikë.
FORMACIONET:
Prishtina: | Bekaj, Kukaj, Miloviç, Thaqi, Dumani, Boshnjaku, P.Osmani, Dajaku, Lushtaku, Gashi, L. Osmani. Trajner: Sami Sermaxhaj. |
||
Liria: | Muhaxhiri, Bytyqi, Dina, Berisha, Ramadanaj, Mehmeti, Gjeraj, Fetahaj, Memaj, Berbatovci, Rogova. Trajner: Erdogan Celina. |