VËLLAZNIMI - PRISHTINA

Foto: B.B
Pa fitues në derbi, liderja rrezikon kreun
24 February, 2018 @14:57
Pa fitues u mbyll ndeshja derbi e xhiros së XX në Superligën e Kosovës në futboll. Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Vëllaznimi e Prishtina, nuk prodhuan asnjë gol dhe u detyruan të kënaqen me nga një pikë.
Të pranishëm për ta shikuar këtë përballje ishin mbi 3500 shikues, të cilët krijuan atmosferë impozante, përkundër faktit që golat munguan, ndërsa topi i parë i ndeshjes u nis nga Lorik Cana, i cili ishte i pranishëm për ta shikuar këtë duel.
Rasti më i mirë në pjesën e parë dhe në të gjithë ndeshjen u paraqit për Dardan Rogovën në minutën e 18’, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri Bekaj i mysafirëve. Në vazhdim të pjesës së parë, raste për t’u veçuar nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë.
Në pjesën e dytë, rastet serioze për shënim përsëri munguan për të dyja skuadrat dhe portat mbetet të paprekura deri në fund, duke bërë që pikët e këtij dueli të ndahen.
FOTOLAJM NGA NDESHJA VËLLAZNIMI - PRISHTINA
Barazimi i sotëm bën që Prishtinës t’i rrezikohet kreu nga një fitore e mundshme e Llapit nesër, kurse Vëllaznimi mbetet edhe më tutje në zonën e barazhit.