Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - PRISHTINA

Pa gola e pa fitues në Ferizaj

Pa gola e pa fitues në Ferizaj


21 August, 2022 @20:15

Pa gola e pa fitues u mbyll dueli i luajtur sot mes Ferizajit dhe Prishtinës në stadiumin e këtij të parit.

Skuadrat e drejtuara nga Arbnor Morina, përkatësisht Ismet Munishi, prodhuan disa raste për shënim, por portat mbeten të paprekura dhe pikët detyrimisht u ndanë, 0-0 pas 90 minutave.

Gjatë gjithë ndeshjes, mbrojtja vendase luajti mjaft mirë, ndërkohë që në disa raste i vëmendshëm te mysafirët u tregua portieri Ardit Nika, për të mos e lejuar pësimin e golit.

TABELA AKTUALE

Pas 2 xhirove, Prishtina ka 4 pikë, kurse Ferizaj vetëm 1.

Në xhiron e tretë, Ferizaj i shkon Malishevës, kurse Prishtina e pret Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga