QETË NË "FADIL VOKRRI"

Foto: FCPrishtina/ fb
Pa gola në Prishtinë
30 April, 2023 @19:56
As Prishtina e as Llapi, nuk kanë arritur të konkretizojnë ato raste që kishin në ndeshje për të kapur trepikëshin në duelin e zhvilluar të dielën në Fadil Vokrri.
Hasan Hyseni, Shefit Shefiti dhe Endrit Krasniqi kishin raste të mira për bardhekaltërit vendas në këtë ndeshje, ndërsa te Llapi provoi Trimror Selimi. Portierët e të dyja skuadrave Kolaj e Avdyli u treguan të vëmendshëm, ndërsa një gol i shënuar u anulua për faul paraprak nga gjyqtari i ndeshjes, pasi që rastin e vlerësoi si faul ndaj portierit! Prishtina u ankua për këtë, por referi kryesor i ndeshjes nuk ndërroi vendim.
Përfundimisht, Prishtina 0-0 Llapi, derisa në xhiron e radhës Prishtina udhëton te Ballkani, e Llapi pret lideren, Drita.
Prishtina mbetet e katërta me 42 pikë pas 31 ndeshjesh, ndërsa Llapi i gjashti, me 41 pikë pas 31 ndeshjesh.