GRUPI D: SHAKHTAR - INTER

Foto: UCL
Pa gola në Ukrainë, Interi ende pa fitore
28 September, 2021 @20:42
S’ka fitore për Interin as në ndeshjen e dytë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Italisë sonte u ndal në barazim 0-0 nga Shakhtari në Ukrainë, në një takim i cili prodhoi plot raste për shënim dhe ishte mjaft i hapur, mirëpo u mbyll pa gola.
Kështu, Interi pas dy ndeshjeve mbetet me 1 pikë në grup, aq sa ka edhe Shakhtari.
Grupit i prin Real Madridi, që sonte mund të shkojë në kuotën e gjashtë pikëve, nëse e mposhtë Sheriffin moldav në Spanjë.