RAHOVECI 2-1 DRENASI

Pas 3 xhirosh, Rahoveci i kthehet fitores me përmbysje
15 October, 2022 @16:16
Një barazim dhe dy humbje regjistronte Rahoveci para se të niste ndeshja e sotme ndaj Drenasit në Jahja Danuza. Mirëpo, ekipi i Senad Alirifës ka treguar karakter edhe pas golit të parë të pranuar sot, për tu rikthyer në lojë dhe për ta fituar atë në fund me rezultat: Rahoveci 2-1 Drenasi [Marius Tatkeu 36’, 80’ - Qemail Elshani 17’].
Derisa Drenasi i Leotrim Krasniqit përjetoi humbjen e dytë sezonale, Rahoveci u ngrit për një pozitë më lartë në renditje tabelare dhe tashmë është vetëm një pikë larg Feronikelit’74, ekip ky që është lider i Grupit A të Ligës së Parë.