REAL MADRID - LIVERPOOL

Pas Ramosit, edhe një qendërmbrojtës mungon ndaj Liverpoolit
6 April, 2021 @13:40
Kur jemi në ditën e ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpoolit, skuadra spanjolle ka marrë edhe një lajm aspak të mirë
Francezi Raphael Varane ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 dhe do t’i mungojë Realit sonte.
Përveç tij, për shkak të lëndimit mbrojtja e Realit sonte do ta vuajë edhe mungesën e kapitenit Sergio Ramos, që është gjithashtu një mungesë e madhe.
Ndeshja mes skuadrave në fjalë luhet sonte me fillim nga ora 21:00.