Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21 0-1 SHQIPËRIA U21

Pas seniorëve, edhe shpresat kuqezi fitojnë Kosovën

Festa e shpresave kuqezi pas fitores së sontme. Ata kanë ende gjasa për kualifikim/ Foto: Screenshot

Pas seniorëve, edhe shpresat kuqezi fitojnë Kosovën


13 November, 2020 @21:27

Vetëm disa ditë pas miqësores së zhvilluar në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, që përfundoi me fitoren e kuqezinjëve 2-1, sot në kuadër të kualifikimeve për EURO 2021 të shpresave, kuqezinjtë kanë mposhtur Kosovën U21 0-1 [Enis Çokaj 35].

Shqipëria U21 u tregua më kërkuese dhe më e qartë në fillim të ndeshjes dhe kështu arriti edhe deri te goli për epërsinë, që solli edhe fitoren e tyre në fund.

Korneri i mirë i dërguar në zonë i Ernest Muçit gjeti në zonë të pambuluar Enis Çokajn që shënoi me kokë nga afërsia.

Më pas edhe një rast i mirë për Shqipërinë erdhi me Indrit Tucin (38). Kosova iu afrua barazimit me Limanin, por u bllokua (40).

Shtyllën për Kosovën U21 në fillim të pjesës së dytë e qëlloi Mustafa! Kaq. Pastaj tenton Redon Xhixha për kuqezinjtë, topi s’gjen golin. Në fund, edhe disa tentime të Kosovës, që s’kishin sukses për fitoren e kuqezinjëve.

 

Në fund, goli i Çokajt vendosi, ndërsa Shqipëria U21 do të mund të ketë gjasë për kualifikim, nëse do të arrijë fitore ndaj Anglisë U21 në ndeshjen e fundit të Grupit 3.

 

Anglia U21 tashmë është kualifikuar, ndërsa vendi i dytë ka gjasa të kapet nga kuqezinjtë, që kanë një pikë më pak se Austria U21 aktualisht. Austriakët do të ndeshen me Andorrën U21 në ndeshjen e fundit të tyre.

Pak fat dhe kuqezinjtë do të mund të bëjnë super-arritje.

TABELA AKTUALE:

1. Anglia U21 9 ndeshje, 25 pikë
2. Austria U21 9 ndeshje, 15 pikë
3. Shqipëria U21 9 ndeshje, 14 pikë
4. Turqia U21 9 ndeshje, 10 pikë
5. Kosova U21 9 ndeshje, 9 pikë
6. Andorra U21 9 ndeshje, 5 pikë

Duelet e fundit në Grupin 3:

17.11 Turqia U21 - Kosova U21
17.11 Austria U21 - Andorra U21
17.11 Anglia U21 - Shqipëria U21

Vendet e para shkojnë direkt në EURO 2021, ndërsa nga vendet e dyta në grupe, shkojnë 5 më të mirët nga 9 grupe sa janë.

 


 
Të gjitha lajmet nga