BALLKANI 2-0 FERIZAJI

Pas tre ndeshjesh, Ballkani arrin te fitorja
13 November, 2022 @16:10
Një krizë rezultatesh për kampionin aktual të Kosovës ka përfunduar sot. Ekipi suharekas që drejtohet nga Ilir Daja ka shënuar fitoren e parë pas tre ndeshjesh në Superligë, duke e mposhtur Ferizajin në shtëpi, Ballkani 2-0 Ferizaji [Armend Thaqi 67, Albion Rrahmani 84]
Pas pjesës së parë të rezistuar nga djemtë e Andrej Panadicit të Ferizajit në pjesë të dytë së pari Armend Thaqi, ndërsa kah fundi edhe sulmuesi kryesor i Ballkanit Albion Rrahmani kanë shënuar për të sjellë fitoren.