Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUEDIA U19 - KOSOVA U19

Pas Ukrainës, Kosova U19 mposhtet edhe nga Suedia

Foto: FFK

Pas Ukrainës, Kosova U19 mposhtet edhe nga Suedia


20 November, 2022 @22:05

Futbollistët e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë vazhduar me humbje në Grupin 3 kualifikues për EURO 2023. Kosova U19 pësoi sot nga Suedia U19 me rezultat të thellë, 3-0.

Suedia mbizotëroi ndeshjen në secilin moment të saj, ndërsa rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë për ta, po të ishin më të saktë. Posedimi i topit, 69 ndaj 31% në të mirë të skandinavëve.

Pas dy humbjeve të Kosovës U19 nga Ukraina fillimisht ndërsa tash edhe nga Suedia, dueli i fundit është për prestigj ndaj Qipros U19 më 23 nëntor me fillim prej orës 18:00.

Na duhet shumë për të punuar… — përzgjedhësi Krasniqi.

Pas ndeshjes, për faqen zyrtare të FFK-së Ramiz Krasniqi përzgjedhës ka thënë:

“Ishte një ndeshje e fortë. Kemi qenë të vetëdijshëm për cilësitë e Suedisë. Ishte një lojë e hapur pa kalkulime. Patëm edhe ne rastet tona që nuk i shfrytëzuam. Dhe natyrisht kur nuk shënon edhe pëson. Kështu pranuam tri gola. Na duhet shumë për të punuar në të ardhmen.”

Kujtojmë, Kosova U19 ende s’ka shënuar gol në grupin kualiifkues lojërat e së cilës po luhen në Suedi.

 



i:

Suedia U19 – Kosova U19 3:0 (1:0)
Stadiumi: NYA Parken Norrkoping
Gjyqtarë: Ishmael Barbara (MLT). Duncan Spencer (MLT), Dushan Shtofik (SVK) dhe Michal Oçenash (SVK ).
Shënues: Swedberg(38), Ahmed(67, 73) për Suedinë.
K.V: Swedberg , Larssoni Suedisë dhe Miftari, Rashica, Jashari.

Suedia U19 : Picermell, Eriksson, Eklund, Nissen, Al- Imam, Odefalk (Bjorklund), Larsson(Karisson), Rouhi, Swedberg, Omorowa (Garcia) dhe Ahemed (Ahlstrand). Kosova U19: Shala, R. Jashari, Rexhepi, Bllaca, Sahitaj, Miftari, A. Maloku (I.Jashari), Hasani (E. Maloku), Brruti (Avcdimetaj), Ajvazi (Hazrollaj) dhe Rashica (Ajerti).

 
Të gjitha lajmet nga Kosova